Putin: Varianti i butë Omicron është ‘vaksinë natyrale’, mund të afrojë fundin e pandemisë (fotot)

15/12/2021 16:34

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur sot jashtë “korit” të liderëve perëndimorë në lidhje me variantin e ri të koronavirusit, duke thënë se “simptomat e tij janë aq të buta sa që mund të funksionojë si një vaksinë natyrale” dhe “rrjedhimisht të sjellë fundin e pandemisë”.

“Varianti Omikron mund të jetë një vaksinë natyrale, por nuk është e drejtë të arrijmë në konkluzione të përshpejtuara”, tha lideri i Kremlinit në një interviste me rrjetin Rbc.ru

Disa kritikë vlerësonin sensin e tij të realitetit, në kundërshtim me fushatën e terrorit mediatik të qeverive perëndimore për variantin e ri Omicron.

Të tjerë ekspertë shëndetësorë kanë përmendur se varianti i ri mund të jetë më pak i dëmshëm nga sa parashikohej, prandaj dhe Putin e krahasonte me një ‘vaksinë në jetë’.

Presidenti shtonte: «Sipas të dhënave të mbledhura deri tani nuk duket aq i dëmshëm sa mendonin disa ekspertë, madje mund të jetë një vaksinë natyrale që afron fundin e pandemisë”.

Kjo nuk është hera e parë që në Rusi përmendet termi “vaksinë natyrale” në lidhje me koronavirusin, teksa dhe Pyotr Chumakov, anëtar i akademisë kombëtare të shkencave dhe drejtues i laboratorëve Engelhardt, e kishte ngritur çështjen duke shkaktuar zhurmë në ambjentin akademik.

Në lidhje me këtë, doktori rus Anatoly Altstein i qendrës kërkimore të Gamaleya tha se «ky është një tip Covid-i më i lehtë dhe në shumë raste sëmundja mund të shërbejë si një vaksinë natyrale”.

Varianti është në fakt më infektues por me pasoja më pak të rënda te subjektet.

Top Channel