Tiranë/ Motori përplas të moshuarin, ndërron jetë në vend 88-vjeçari

14/12/2021 11:03

Një 88-vjeçar është përplasur për vdekje nga një motor këtë paradite në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25, në zonën e Brrylit, pranë Iranianit.

“Motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel