Seanca dëgjimore me ministren e Arsimit, Evis Kushin në komisionin e edukimit përfundoi në përplasje mes mazhorancës dhe opozitës teksa u vu në dukje edhe fryma e krizës së brendshme politike të PD.

“Mos na transferoni këtu krizën. Qepeni gojën. Mos provokoni. Lëni ministren të flas”.

Tema e mbledhjes sot ishte në lidhje me masat e marra për zhvillimin normalisht të vitit të ri akademik. Ministrja Kushi deklaroi se vaksinimi i pedagogëve ishte prioritet për të rikthyer mësimin fizikisht.

“Nga muaji maj e deri më sot pothuajse të gjithë pedagogët janë të vaksinuar”.

Shqetësimi i të dy kampeve ishte përqindja e ulët e vaksinimit te studentë. Sipas ministres së arsimit politikanët nuk janë aq të besueshëm sa vetë studentët e vaksinuar për të kryer ndërgjegjësimin e të rinjve të pavaksinuar.

“Ende procesi i vaksinimit vijon për të rinjtë”.

Top Channel