E veja dhe bijat e oligarkut rus luftojnë për trashëgiminë $3 mld, përfshi dhe jahtin $200 milionë (fotot)

14/12/2021 15:46

E veja dhe bijat e një oligarku miliarder janë përfshirë në një betejë të ashpër ligjore me motren dhe kunatin e te ndjerit, për pasurinë e tij prej më shumë se 3 miliardë dollarë, ku përfshihen jahti 200 milionë dhe një vilë në Monako rreth 100 milionë dollarë.

70 vjeçarja Loudmila, dhe 36 vjeçaret Elena e Veronica po debatojnë në gjyq për pasurinë e Oleg Bourlakov pas vdekjes së 72-vjeçarit në qershor.

Gjithçka rreth trashëgimisë po shkonte mirë deri kur Loudmila mësoi se burri po e tradhtonte me Sofia Shevtsova – e cila është 50 vjet më e re dhe pretendon se ka një djalë me të.

Çifti ishin njohur kur ishin studentë dhe ishin martuar prej 47 vjetësh, por kishin nisur procedurat e divorcit prej tre vjet më parë.

Testamenti origjinal e Bourlakov kishte të venë dhe bijat e tij si trashëgimtare të vetme, por pas vdekjes së tij nje tjetër kopje doli në dritë.

Dokumenti i mëvonshëm, i shkruar në një bllok shënimesh emëronte si trashëgimtare motrën e tij Vera Kazakov dhe kunatin.

Tashmë zonjusha Bourlakov, Elena që jeton në Kanada, dhe financierja Veronica e cila jeton në Londër, por përballen me sfiduesit në një gjykatë në Monaco.

Kazakov-ët gjithashtu po kontestojnë pretendimet e familjes në disa gjykata në Londër.

Zoti Bourlakov kishte bërë pasurinë e tij në Rusinë post-Sovietike me industri të ndërtimit dhe energjisë. Ai njihej nga disa si “Mbreti i çimentos”.

Jahti i Oleg Bourlakov

Ish-oficeri i forcave ajrore më pas shiti bizneset e tij në 2007 për më shumë se 2 miliardë dollarë.

Manjati i kishte shpëtuar një tentativë vrasjeje në 2018 kur u qëllua ndaj makinës së tij.

Në 2010 ai bleu superjahtin Black Pearl, anija 107-metra e gjatë e dyta me e madhe në botë me vela.

Aktualisht gjykata po fokusohet në një seri takimesh në Londër në 2018, ku zonja Bourlakov thotë se ish-bashkëshorti kishte hartuar një plan për të fshehur asetet e tij dhe përjashtuar ate nga pronat.

Avokatja e saj Helen Davies tha se kjo ishte deklaruar në një takim mes Vera Kazakov dhe familjes Bourlakov në Londër në prill 2018.

Davies tha: “Në takim, zoti Bourlakov, Kazakov-ët dhe këshilltari i Bourlakov pranuan për herë të parë se bizneset e familjes  Bourlakov ishin pjesë e një marrëveshjeje verbale mes zotit Bourlakov e zotit Kazakov, çka përgjysmonte pasurinë për trashëgimi të Bourlakov nga 4 në rreth 2 miliardë”.

Në të tjera takime Bourlakov raportohet se kishte qindra milionë dollarë borxh në Londër, çka reduktonte përsëri asetet e familjes.

Bourlakov kishte dëshiruar më parë të linte pasurinë e tij për bashkëshorten në një testament të vitit 2004, por pas vdekjes së tij u gjet një tjetër, thanë avokatët.

Dokumenti i shkruar me dorë në një libër shënimesh, specifikonte që jahti Black Pearl, t’i shkonte Kazakovëve.

Zonja Bourlakov dhe dy bijat e saj thonë se dokumenti është i rremë dhe po e sfidojnë në gjyqin në Monaco.

Por në Londër Kazakovët pretendojnë se vetë zonja Bourlakov ka përdorur taktike të fshehta për të përfituar sa më shumë asete nga martesa.

Avokati i tyre James Willan, tha: “Deri në vdekjen e tij Kazakovet prentedojnë se ishte Bourlakova dhe bijat e saj Elena e Veronica, qe kanë zhvatur Bourlakov si dhe Kazakov-ët, në pritje të prishjes së martesës.”

“Ato thonë se me një strategji të llogaritur mirë aji nisi procedurat e divorcit në Monaco, dhe Bourlakova mori kontrollin e aseteve miliarda dollarëshe”.

“Zonja Bourlakova i ka shkrirë këto asete në mënyrë që të mos arriheshin nga nga Kazakovët para procedurave ligjore, madje duke transferuar qindra miliona dollarë te Elena e Veronica si dhe rreth $1.5 miliardë asete në struktura  offshore – siç ishte një grup në Bahamian i njohur si ‘Golden Wheat Trust.’’

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
3/7
Jahti i tij 107 metra, i dyti me i madh ne bote

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA