”Nuk e pres nga ai, kjo nuk është shoqëri”, çfarë po ndodh mes Monikës dhe Ilirit?
14/12/2021 22:22
Një ftohje është vërejtur gjatë kësaj jave mes Monikës dhe Ilirit.
Ka qenë një ‘’llogari’’ që Iliri i ka kërkuar Monikës për kohën e shumtë që ajo po shpenzonte me Donaldin, Pajtimin dhe Arbrin.
‘’Iliri më paragjykon që kur përshendet Donaldin. Unë edhe tek grupi yt nuk e gjeta veten. Iliri nuk më ngacmon dot siç më ngacmojnë dhe luaj me çunat. Iliri ka kaluar situatat më të vështira me mua, nuk e pres nga Iliri. Nuk është shoqëri, është respekt’’, – tha Monika e zhgënjyer.
Përballë kësaj akuze Iliri u përpoq të sqaronte se e gjitha ishte thjesht një ngacmim dhe se në të vërtetë nuk është askushi për të gjykuar se me kë do të shoqërohej ajo.
Top Channel