Me armë gjahu, kanabis e fishekë në shtëpi, policia ‘kap mat’ dy të rinjtë në Tepelenë

12/12/2021 19:32

Policia e Tepelenës ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka vënë nën pranga dy të rinj.

Në bazë të informacioneve të marra, policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 32 vjeç dhe A. XH., 31 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje, fishekë të armës së gjahut, një bimë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e mbjellë në vazo, dhe një sasi fishekësh luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel