Një debat i ashpër ka ndodhur mes Arjolës dhe Einxhelit mëngjesin e sotëm.

Aktorja e akuzoi Einxhelin se ka transformuar fjalë dhe se gjithashtu është bërë pjesë e akuzave se ajo viktimizohet nga fatkeqësitë e saj.

Einxhel e revoltuar reagoi duke i thënë Arjolës se nuk do të përdorë kurrë problemet e saj për “quarravitje” dhe gjithashtu se mirësinë e saj të gjithë banorët e kanë keqpërdorur.

 

Pjesë nga debati:

 

Arjola: Unë i kuptoj gjërat ndryshe, ti i transformon ndryshe.

Einxhel: Unë nuk kam asgjë për të transformuar. Unë jam e vetmja që i them gjërat tamam.

Arjola: Unë nuk kam luajtur me 30 porta. Kam mbajtur një linjë

Einxhel: Unë ta kam thënë që nuk të shikoj më finaliste

Arjola: Për çfarë nuk jam finaliste? Sepse ju grindeni dhe debatoni gjithë ditën ndërsa unë jo? Unë kam ecur në një linjë, rrugën e ka humbur tjetër kush

Po të shikosh janë ndarë të gjithë dyshe-dyshe

Einxhel: Unë kam luftuar vetëm. Mos harro që unë jam personi i fundit që shpëtohet nga nominimi.

 

Top Channel