Ritvana kthehet në program/ Sqaron Mikelën: Jam munduar ta ndërpres ‘trekëndëshin’ me Erjonin

11/12/2021 21:22

Mbrëmjen e sotme në “Për’puthen” është rikthyer Ritvana, konkurrentja e cila la programin pa asnjë arsye. Ajo tha se është shkëputur për arsye shëndetësore dhe nuk kishte lidhje me trekëndëshin e krijuar me Mikelën dhe Erjonin.

Ajo është vendosur në një përballje me Mikelën dhe Erjonin për të sqaruar gjithçka.

Ritvana: Ajo që kemi pasur ne të dyja është me e rëndësishme sesa një kimi që kemi pas me Erjonin. Trekëndëshin pa u formuar jam munduar ta ndërpres.

Mikela: Nuk ke dashur ta ndërpresësh se ke dalë me Erjonin. Nuk po thua gjëra të vërteta. Kur kemi pasur një bisedë në telefon vazhdoi dhe u agravua në zënkë dhe nuk folëm më.  

Ritvana: Kjo përballje mu kërkua dhe mos bëj sikur këtë përballje e kam kërkuar unë. Mos bëj kështu për gjëra që e dimë se si funksionojnë të mos bëjmë si budallaqe. Tu duk normale në kohën që unë nuk isha këtu të bëje ironi.

Mikela: Unë kam thënë që do kisha dashur të ishe aty sepse të kisha përmendur në takim.

Ritvana: Unë s’kam asgjë më për të sqaruar.

Erjoni: A je tërheq ti ty nuk ka pse të të interesojë se çfarë ndodh më vonë. Kur s’të intereson pse të djeg.

Ritvana: Unë ty të kam pasur para Mikelës, por s’kam dashur.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel