817 mijë ka shkuar numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas universitetit John Hopkins, me 4 mijë e 420 vdekjet gjatë 24 orët e fundit, numri total i viktimave shkoi në 817,326.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në rreth 51 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,14 milionë raste të konfirmuara dhe 75.178 të vdekur.

Në SHBA deri më tani rreth 237,4 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, 200,7 milionë dozën e dytë dhe 49,9 milionë kanë marrë tre doza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA