Mbrëmjen e djeshme Claudio është përpjekur t’i shfaqë Antonelës pëlqimin e tij.

 

E gjithë kjo situatë nuk kaloi me kaq ëmbëlsi dhe romancë pasi Antonela nuk nguroi të shprehte dyshimet e saj lidhur me këtë deklaratë.

‘’Unë nuk kam bërë asgjë që t’i të më pëlqesh. Unë jam e më pak e preferuara e shtëpisë dhe e publikut, pse duhet të më pëlqesh ti mua? Ke shumë pak kohë që kë hyrë dhe ky pëlqim mua po më duket tallje’’,-tha ajo.

Nga ana tjetër Claudio replikoi duke thënë se gjithçka ka ardhur shumë natyrshëm dhe se ndjesinë që përjeton pranë saj nuk e ka ndjerë për asnjë nga banorët e tjera.

‘’A të duket kaq e vështirë të të pëlqejë një mashkull? Dua të di prej teje nëse ke ndonjë interes për mua, a ke ndonjë pëlqim për mua si mashkull?’’,- e pyeti ai.

Kësaj pyetjeje Antonela zgjodhi që t’i përgjigjej në këtë formë: Jetës nuk i dihet, nuk e di…

FOTO GALERI
1/6

Top Channel