Pfizer nën akuzë: Përhapi gënjeshtra për vaksinën e rivales AstraZeneca

07/12/2021 18:07

Gjiganti farmaceutik Pfizer gjendet përballë akuzës se i ka dhënë ekspertëve shuma të majme parash që të diskreditojnë vaksinën kundër koronavirusit, të zhvilluar nga forma rivale AstraZeneca.

Televizioni britanik Channel 4 thotë se Pfizer ka financuar pretendimet se vaksina e AstraZenecas mund të shkaktoj kancer dhe nuk është e sigurtë për pacientët me imunitetin e dobët.

Kompania amerikane nuk i pranon akuzat se një deklaratë e tillë u bë gjatë një seminari në Kanada, por thotë se një prezantil i tillë po i faturohet asaj pa të drejtë dhe se i gjithë ky ngerc është organizuar nga palë të treta.

Investimi tregonte se shpenzimet e prodhimit të dozave të vaksinës së Pfizer shkojnë vetëm në 76 peni për një injeksion, ndërsa ia shiti qeverisë britanike vaksinën për 22 paundë për një dozë.

Kjo dëshmon se marzhi i fitimit është 3.000 për qind në raport me çmimin e prodhimit. Pfizer këmbëngul se këto përqindje janë të pasakta dhe se nuk është janë marrë parasysh testimet klinike, prodhimi në nivel masiv dhe shpërndarja globale.

Profesori Sir Andreë Pollard, drejtor i Oxford Group që ka zhvilluar vaksinën AstraZeneca, paralajmëroi nga rreziku i dezinformimit mbi vaksinat, që sipas tyre mund të ndikojë në vendimet e njerëzve sa i përket shëndetit të tyre dhe të krijojë pasiguri.

 

Top Channel