I zë dimri në shtëpinë pa çati/ Familja nga Shijaku që humbi shtëpinë nga tërmeti i dy viteve më parë

06/12/2021 19:35

” Mirë se erdhët në klasën time, sot do të flasim për dëshirat. Dëshira ime është të kem një shtëpi të re. ”

Kjo është Xhorxhia, nga Shijaku, që prej tërmetit të 26 nëntorit vajza e vogël sëbashku me familjen e saj jetojnë në një shtëpi pa çati. Enët e kuzhinës të kësaj familje nuk janë të mbushura me ushqim, por me ujin e shiut që pikon nga çatia.

Në shtëpinë e Xhorxhias rrobat mbajnë gjithnjë era myk, ndërsa këmbët të rrinë gjithnjë të lagura.

” Unë jam Xhorxhia Vlashi, nga Shijaku jam 7 vjeçe dhe jam nxënësja më e mirë e klasës. Një ditë unë uroj të bëhem mësuese. Mua shoqet e klasës më pyesin a ke një shtëpi, unë u them jo sepse ma ka prishur tërmeti dhe në shtëpinë timë shiu futet gjithnjë brenda. Ato më thonë sa gjynah qenke ti.”

Mamaja e Xhorxhias dhe Serxhios për të sjellë bukë në shtëpi punon si sanitare, ndërsa babai i Xhorxhias është i papunë. Edhe ata kanë trokitur disa herë në derën e bashkisë për të kërkuar rindërtimin e shtëpisë, Bashkia e Shijakut gjithnjë i përcjell me argumentin se kjo pronë nuk është në emrin e tyre, por është në pronësi të vjerri i cili ka ndërruar jetë vite më parë. Me këtë përgjigje pushteti lokal, vendos fatin e familjes Vlashi, prej 2 vitesh ata jetojnë në gërmadhë.

ILDA VLASHI, KRYEFAMILJARE: ” Çfarë të bëjë thjesht pres shiun të futet brenda, më pas e heq me vajzën. Fëmijët më pyesin shpesh mami po ne kur do të bëhemi me shtëpi të re. Unë u përgjigjem me një përqafim dhe u them se mami qetësohuni se dhe ne do të behemi më shtëpi të re. ”
Nëse pushteti lokal nuk vendos të rindërtojë shtëpinë e kësaj familje, për të qetësuar djalin dhe vajzën, Ilda do vazhdoj me gënjeshtrën e përdidtshme që një ditë shtëpia e tyre do të rregullohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA