Telefonata Biden-Putin. Heshtje nga Shtëpia e Bardhë

05/12/2021 13:44

Kremlini njoftoi se Presidenti Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin do të zhvillojnë një telefonatë me video të martën.

Ky zhvillim vjen ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë po përshkallëzohen, për shkak të rritjes së numrit të trupave ruse të dislokuara në kufirin me Ukrainën, çka po shihet si shenjë e një ofensive të mundshme ushtarake.Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi të shtunën rreth bisedës, nëpërmjet agjencinë shtetërore ruse të lajmeve ‘RIA Novosti’. Ai tha se biseda do të zhvillohet në mbrëmje.

“Presidentët do të vendosin vetë se sa do të zgjasë biseda”, tha ai.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende komente rreth këtij njoftimi.

Një zyrtar amerikan i tha agjecisë së lajmeve ‘Reuters’ të shtunën, se Presidenti Biden dëshiron të diskutojë rreth shqetësimeve të Uashingtonit mbi rritjen e pranisë ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën, si dhe çështje të stabilitetin strategjik, kibernetik e çështje rajonale.

Udhëheqësit e dy vendeve nuk kanë zhvilluar një bisedë mes tyre që nga muaji korrik, kur zoti Biden i kërkoi zotit Putin të ndalë bandat e hakerëve kriminalë me bazë në Rusi, që kanë orkestruar sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara. Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur infrastrukturën e tyre jetike, nga çdo sulm i tillë.

Rusia këmbëngul që Uashigtoni të garantojë që Ukraina nuk do të pranohet në NATO. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, e bëri të qartë javën e kaluar se Rusia nuk ka asnjë rol në planet e zgjerimit me vendet e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA