Shoku ynë Tili është hapësira që bënë bashkë talentin dhe energjinë pozitive që fëmijët përcjellin, por gara midis fëmijëve sa vjen e bëhet më e fortë pasi talentet e vegjël po i afrohen finales, dhe nga java e ardhshme do të ketë çdo puntatë nga 2 eleminime.
Tensioni i garës së fëmijëve ka ndikuar edhe te juria, Graciano Tagani vendosi që në sfidën e parë të ishte më kritik për performancën në kërcim të Megit dhe Oksanës. Ai shprehu se në këtë fazë të spektaklit priste nga vajzat që performanca të ishte e ndërtuar në formën e historisë, por në fund ai zgjodhi si të preferuarën e tij, Megin.
Duhet cilësuar që përqafimet, dashuria edhe mbështetja që fëmijët i japin njërit tjetrit pavarësisht skuadrës dhe konkurrencës nuk munguan as këtë puntatë.
Por ajo që mori plotë 3 vota nga juria ishte Melisa, vajza që ka arritur gjithmonë të suprizoj publiku këtë herë u përballë me grupin green dance, dhe sërish ja doli të suprizoj me talentin e saj duke e dërguar kështu grupin në fazën eliminatore.
Por kush ishte në rrezik tjetër së bashku me grupin, dhe kujt iu deshë që të ndërpriste garën, këtë mund ta zbuloni në link-un mëposhtë:
Top Channel