Shpëtohet ‘nusja afgane fëmijë’ që u ‘shit’ nga babai i dëshpëruar për $2000 te burri 55 vjeçar (fotot)

04/12/2021 16:05

Mediat perëndimore raportonin sot se vajza nëntë vjeçare afgane që u shit nga babai i dëshpëruar për të blerë ushqim për familjen, është shpëtuar.

Abdul Malik raportohej se shiti bijën e tij Parwana te një burrë 55-vjeçar muajin e kaluar prej varfërisë.

Lajmi u përhap gjerësisht në media duke shkaktuar zemërim të gjerë dhe 24 senatore femra në SHBA i bënë thirrje presidentit Joe Biden për të vepruar kundër martesave të fëmijëve në Afganistan.

Tashmë një grup bamirësie në SHBA, “Too Young to Wed” i erdhi në ndihmë Parwana duke e nxjerrë nga martesa me mblesëri dhe duke nxjerrë familjen e saj nga kampi i refugjatëve.

Ata u vendosen në një shtëpi në Heart, raporton rrjeti CNN.

“Jam shumë e lumtur,” tha Parwana 9-vjeçare gjatë udhëtimit.”Organizata më ndihmoi të ndahem nga bashkëshorti”, raportohej të kishte thënë fëmija.

Themeluesja e grupit të bamirësisë Stephanie Sinclair tha: “Kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Ne po përpiqemi të parandalojmë që vajzat e mitura të shiten për martesë”.

Familja Malik jetonte në një kamp të zhvendosurish në veri të provincës Badghis dhe mbijetonte me ndihma humanitare ose duke bërë punë të rastit.

Situata ishte përkeqësuar pas largimit të ushtrisë së SHBA dhe ardhjes së talibanëve në pushtet.

Parwana kishte thënë më herët për CNN: “Babai më shiti pasi nuk kemi ushqim, më shiti te një burrë i vjetër”.

FOTO GALERI
2/5
Ajo “u shit” te një burrë 55-vjeçar muajin e kaluar prej varfërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA