Kapet shuma rekord $10 milionë para të thata drogash nga zyrtarët në Panama (fotot)

04/12/2021 20:02

Autoritetet në Panama njoftuan sot sekuestrimin rekord të më shumë se 10 milionë dollarëve para të thata, nga bandat e droges te lidhura me Kolumbinë fqinje.

Hetuesve iu deshën më shumë se 12 orë për të numëruar paratë me dhjetra makina numëruese, shumë prej të cilave prisheshin prej volumit të punës.

Paratë që besohet se janë të kartelit kolumbian Gulf, u gjetën të fshehura në tre vendndodhje në provincën Colon.

“Kjo është padyshim shuma më e madhe e parave të kapura të trafikut të drogave në historinë e vendit tonë”, tha prokurori  Havier Caraballo.

Sekuestrimi ishte pjesë e operacionit të kësaj jave që çoi në arrestimin e  57 anëtarëve të dyshuar të Klanit Gulf.

Karteli kolumbian është dobësuar kohët e fundit prej kapjes së liderit të tij dhe disa anëtarëve.

Klani kontrollonte të paktën një të tretën e prodhimit të kokainës në Kolumbi, që është vendi  eksportues më i madh në botë.

Mes të arrestuarve ishin dhe pesë oficerë policie që merrnin sasi të mëdha drogash si rryshfet nga bandat.

FOTO GALERI
2/7
Paratë që besohet se janë të kartelit kolumbian Gulf, u gjetën të fshehura në tre vendndodhje në provincën Colon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA