73 helikopterë, 995 pajisje ushtarake në kufi: Greqia provokon Turqinë,tensione në rajon

04/12/2021 13:45

Mediat greke e quajnë “dislokimin më të madh deri tani” të mjeteve ushtarake nga ana e forcave të armatosura amerikane: dhjetëra helikopterë e pajisje të tjera janë dërguar në portin e Aleksandropulos në Greqi, të ndodhur shumë pranë Turqisë.

Mes 73 helikopterëve të vendosur aty, ka 15 Apache dhe 9 Blackhaëk; brigade e parë e forcave ajrore amerikane do të zhvillojë në këtë zonë stërvitjen e saj dimërore.

Destinacioni kryesor i këtyre mjeteve janë vendet e NATO-s në Detin e Zi dhe prej andej Europa Lindore. Helikopterët e ushtrisë amerikane do të fluturojnë edhe drejt bazës Mihail Kogëlniçjanu në Rumani. Kathimerini thotë se numri total i pajisjeve të lëvizura ka arritur në 2000 njësi dhe se Forcat e Armatosura të SHBA-së kanë shpenzuar rreth 4.5 milionë dollarë për këtë iniciativë.

“Vëllimi në rritje i aktivitetit ushtarak këtu në port nënvizon zgjerimin e rolit strategjik dhe rëndësisë së Aleksandoupolisit për Greqinë, për Shtetet e Bashkuara dhe për rajonin,” tha ambasadori i SHBA në Athinë, Jeffrey Payat. Një zhvillim i tillë në portin e ndodhur vetëm 40 km larg saj ka acaruar Turqinë, që flet për një provokim të rëndë nga Greqia dhe SHBA-ja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA