Olivia dhe Muhammad në krye të listës, publikohen emrat më popullorë të vitit 2025 në Angli dhe Uells Quhet Vla2001 dhe bazohet mbi një teknologji të sprovuar në vaksina kundër gripit e të tjera të përdorura tek fëmijët.
Krijon 40% më shumë antitrupa se AstraZeneca dhe ka një profil më të mirë sigurie.
Agjensia europiane e barnave, EMA ka nisur verifikimin e kësaj vaksine të re kundër Covid 19, të krijuar nga Valneva, një firmë franceze biotecnologjie, e që duket se do të jetë më e pranueshme se vaksinat e tjera e do të bindë edhe novax-ët e pabindur, sipas zyrtarëve europianë.
Studimet laboratorike dhanë rezultate të kënaqshme edhe pas fazës 3 të testimit mbi të rritur. Ato tregojnë se Vla2001 nxit prodhimin e antitrupave që godasin Sars-CoV-2 shumë me tepër se vaksina të tjera dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen nga sëmundja.
Administrohet me dy doza 4 javë larg njëra tjetrës. Risia është se mbështetet në teknologjinë e virusit inaktiv dhe është e vetmja e këtij lloji e prodhuar në Europë.
Ajo përmban virus të dobësuar që nuk shkakton dot sëmundje, dhe forcon reagimin e sistemit imunitar të trupit. Është e njëjta teknologji e përdorur për pjesën më të madhe të vaksinave kundër gripit, shpjegojnë ekspertët, konsiderohet s dhe mund të bindë ata që nuk i shohin me sy të mirë teknologjinë mRNA.
Top Channel