E rëndë në Vlorë, gjendet trupi i pajetë e 60-vjeçares, policia jep detajet

03/12/2021 21:14
Foto ilustruese

Një grua 60-vjeçe ka ndërruar jetë në Vlorë. Paraprakisht shkaqet dyshohen natyrale.

Policia e Vlorës njofton se mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” 60-vjeçarja me inicialet M.D. u gjet e pajetë nga komshinjtë në banesën e saj.

Ajo jetonte e vetme. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA