Vetëm pak ditë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i PD, të cilin Sali Berisha e ka thirrur më 11 Dhjetor, ndërsa Lulzim Basha ka bërë me dije se do të mbahet më 18 Dhjetor.
Ish kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka folur me bindje në “Open” duke thënë se më 18 Dhjetor nuk do të ketë Kuvend Kombëtar të organizuar nga Basha.
Topalli: Kuvendi i partisë është si Kuvendi i Shqipërisë, organi suprem. Në qoftë se Presidenti nuk e dekreton, në qoftë se kryetari i partisë nuk merr parasysh kërkesën e anëtarësisë, Kuvendi thërret veten dhe në këtë rast Kuvendi ka thirrur veten dhe verifikon vetë anëtarësinë. Në momentin që verifikohen firmat e thirrjes së Kuvendit, nuk ka më 18 Dhjetor. Kur mocion mosbesimi, nuk mund të ketë më mocion votëbesimi.
Top Channel