Dhuna në familje ka shënuar pikun më të lartë gjatë pandemisë dhe këtë fakt e konfirmon gjykata e Tiranës në të cilën mesatarisht ccdo ditë 5-6 gra kërkojnë ndihmë dhe ndaj u jepet urdhëri i menjëhershëm mbrojtjeje.

Po pse dhunojnë burrat shqiptarë? Këtë na e tregon gjyqtarja Vjosa Zimi e cila për mëse 10 vjet po shqyrton dhunën në familje.

Vjosa Zaimi: Në radhë të parë burrat shqiptare rrahin për shkak të mentalitetit, unë jam burri, unë flas, ti do të dëgjosh, ti do të bindesh!

Bazuar në çështjet që shqyrton përditë, alkooli është shkaktari i dytë.

Vjosa Zaimi: Ata thonë një gotë piva, nuk është dhunë një shuplakë.

Si faktorë i tretë llogaritet papunësia dhe tradhtia.

Vjosa Zaimi: Ajo i thotë dil puno, ku janë paratë, ai e rreh. Pra shkaqet ekonomike, i vënë përpara fakteve ai nuk pranon dhe e dhunon.

Këto janë rrëfimet më të shpeshta të grave në Gjykatë mes të cilave shumë prej tyre thonë se u rrahën nga xhelozia e partnerit.

Vjosa Zaimi: Më ka mbetur në mendje rrahja e një gruaje, nuk ulej dot në seancë ndaj qëndroi në këmbë se i lëndoheshin brinjët. Ai jo vetëm e kishte dhunuar, por i kishte qethur flokët zero që ajo mos të dilte nga shtëpia.

Top Channel