Përfshihet nga flakët shtëpia një katëshe në Gjirokastër, shkak soba e drurit, shpëtojnë mrekullisht tre pjesëtarët e familjes

02/12/2021 18:29

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në lagjen ‘Kodra e Shtufit’ në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas raportimeve paraprake mësohet se fatmirësisht tre anëtarët e familjes Fejzo kanë arritur të dalin jashtë në kohë dhe kanë shpëtuar.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel mësohet se shkak për zjarrin të jetë bërë soba me dru. Një shkëndije prej sobës ka bërë që të marrë fillimisht flakë një shtroje e sallonit dhe më pas zjarri ka përfshirë të gjithë dhomën e ndenjjes.

Zjarrfikësit konfirmuan se ishte vajza e familjes, rreth 18 vjeç, e cila në përpjekje për të evituar tymin prej sobës për ngrohje ka nxjerrë nga soba disa drurë të ndezur dhe aksidentalisht i ka vënë zjarrin orendive pranë sobës.

Ajo ishte e vetme në banesë në momentin e zjarrit. Eqerem Fejzos dhe një anëtar tjetër i familjes hynë në banesë pasi panë tymin.

Banesa u dogj pjesërisht pasi pati ndërhyrje në kohë të zjarrfikëseve.

Top Channel