Ndizen dritat e festave te Pazari i Ri/ Veliaj: Këtë vit të ri të jemi më solidarë

02/12/2021 00:47

Nën ritmet e muzikës dhe kërcimit të fëmijëve u ndezën dritat e Pemës së Vitit të Ri te Pazari i Ri, duke shënuar simbolikisht mbërritjen e festave dhe atmosferës së gëzueshme në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa u uroi të pranishmit tha se ky vit na tregoi se të bashkuar jemi më të fortë.

“Në këtë vit ne u lidhëm pak më shumë me njeri-tjetrin, kaluam pak më shumë kohë me njeri-tjetrin, kuptuam sa e shtrenjtë është jeta, kuptuam sa shumë kemi nevojë të jemi mbështetje për ata që ndoshta kanë më shumë nevojë, që ndoshta janë të vetmuar e kanë vështirësi ekonomike.

Kryebashkiaku kërkoi që këtë vit të ri, të jemi më solidarë dhe të ndihmojmë ata që janë në nevojë. “Dua shumë që ky të jetë edhe një fundvit ku ne jemi më të mirë e sidomos solidar me ata që kanë më shumë nevojë, me ata që ndoshta kanë humbur një familjar, me ata që ndoshta janë ende në pritje të rindërtimit të shtëpisë prej tërmetit.

Veliaj shtoi se pas Pazarit të Ri, dritat e festave do të ndizen te “Kalaja” dhe më pas te Sheshi “Skënderbej”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA