Turmat djegin stacionin e policisë, kërkojnë linçimin e të akuzuarit për blasfemi në Pakistan (fotot)

01/12/2021 15:55

Një turmë prej më shumë se 5,000-banorësh ka sulmuar disa stacione policie në Pakistan prej te dieles, duke kërkuar që oficerët të dorëzojnë një burrë të dyshuar se ka djegur një kopje të Kuranit.

Njerëzit e zemëruar u mblodhën jashtë stacionit të policisë së qytezës së Charsadda, në veri të Pakistan, pasi mësuan se policia kishte arrestuar burrin për blasfemi.

Njerëzit bënin thirrje që t’ua jepnin të dyshuarin që ata “ta digjnin të gjallë, siç kishte bërë ai” me librin e shenjtë musliman.

Por pas mungesës së komunikimit protestuesit i vunë zjarrin stacionit të policisë dhe postblloqeve rrethuese.

Rreth 30 automjete u dogjën në dhunën natën e të dielës ndërsa anarkia vijoi edhe të hënën me rreth 2000 protestues që qëndronin në vendngjarje.

“Turma bastisi stacionin e policisë duke kërkuar dorëzimin e të akuzuarit për blasfemi, që ta digjnin ashtu si ai kishte djegur Kuranin” tha kreu vendor i policisë Asif Bahadur.

Identiteti dhe feja e të akuzuarit nuk janë publikuar nga policia, por vetëm e përshkruanin atë si  “mendërisht të trazuar”.

Asnjë oficer nuk u plagos në sulmet, por policia u detyrua të sillte ushtrinë në ndihmë, tha zyrtari lokal Asif Khan.

Khan shtoi se ofiderët kishin sprapsur turmën që kërkonte të linçonte të ndaluarin dhe e kishin zhvendosur atë në një tjetër rajon.

Blasfemia është një temë e ndjeshme dhe dënohet me vdekje në Pakistan, por thjesht akuzat për krimin mobilizojnë turma të mëdha e të dhunshme.

Vëzhgues të të drejtave thonë se tema është shfrytëzuar disa herë në mënyrë abuzive për të intimiduar minoritetet fetare apo për hakmarrje në çështje personale.

FOTO GALERI
4/9
Burri ben foto brenda stacionit te djegur te policise

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA