Tregti droge Shqipëri-Itali-Maltë/ Kapen qindra kilogram lëndë narkotike, arrestohen 16 shtetas, mes tyre 4 shqiptarë (Emrat)

01/12/2021 14:11

16 persona, që dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Policia italiane thotë se droga blihej në Shqipëri, Pulia dhe Kalabri dhe më pas shitej në Siçili, Lombardi dhe Maltë.

Shqiptarët e arrestuar janë Eriseld Hoxhaj, Ledi Hoxhaj,  Emiljano Hoxhaj dhe Fatjon Cuca. Gjatë operacionit anti drogë policia ka sekuestruar 430 kg drogë, të llojit kokainë, hashash dhe marihuanë.

Sipas policisë, Eriseldi, Ledi dhe Emiljano Hoxhaji e blinin marihuanën në Shqipëri dhe ia shisnin  Rosario Amicos, që organizonte punën për tregtimin e drogës.

Top Channel