Humbi shikimin gjatë trazirave të vitit 1997, Emiliano Lule përballet më një tjetër emergjencë shëndetësore pas një aksidenti automobilistik Artistë dhe qytetarë iu bashkuan të martën marshit “Ecim me Adrianën”, nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek Teatri Kombëtar në Prishtinë. Organizim ky që erdhi në shenjë solidariteti me aktoren e mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshi, e cila njoftoi se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru.
Të pranishmit gjatë marshimit kishin të vendosur në bluzat e tyre mbishkrimin “Të duam Adriana”.
Mikja e aktores, Rina Zeka tha se ky organizim ka ardhur si dëshirë e Ardianës e cila nuk po kërkon ndihmë finaciare dhe që shoqëria e saj po tregon dashurinë që kanë për të.
Në mbështetje të koleges kishte dalë edhe aktori Shpejtim Kastrati, i cili tha se Adriana është e fortë, do ta kalojë edhe këtë sfidë. Marshimit iu bashkuan edhe qytetarë tjerë, të cilët e çmojnë dhe duan punën e aktores. Adriana Matoshi do t’i nënshtrohet operacionit për ketë sëmundje ditën e mërkurë.
Top Channel