Grupi i armatosur sulmon burgun, liron 9 anëtarë te bandës në Meksikë (fotot)

01/12/2021 21:08

Një grup personash të armatosur kane sulmuar sot një burg në shtetin meksikan të Hidalgo, ku nëntë të burgosur u liruan nga bandat.

Sulmuesit kishin hedhur në erë disa automjete jashtë impjantit për të tërhequr fillimisht vëmendjen, para se të mësynin duke plagosur të paktën dy oficerë, thanë autoritetet.

Autorët e sulmit të mëngjesit heret në burgun e Tula mësynë brenda me automjete dhe u larguan duke marrë nëntë të burgosur me vete.

Mediat vendase raportonin se të arratisurit, kryenin dënime për krime si vjedhje pengmarrje e zhvatje.

Disa burime thonin se aksioni kishte si objektiv lirimin e anëtarëve të bandës kriminale Pueblos Unidos.

Meksika është goditur nga një valë e re dhune e lidhur me krimin e organizuar.

Sipas shifrave zyrtare më shumë se 300,000 vrasje janë regjistruar që prej dhjetorit  2006, kur qeveria nisi një operacion të gjerë të kontestuar kundër karteleve të drogës.

FOTO GALERI
3/6
Meksika është goditur nga një valë e re dhune e lidhur me krimin e organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA