Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë
Një grup personash të armatosur kane sulmuar sot një burg në shtetin meksikan të Hidalgo, ku nëntë të burgosur u liruan nga bandat.
Sulmuesit kishin hedhur në erë disa automjete jashtë impjantit për të tërhequr fillimisht vëmendjen, para se të mësynin duke plagosur të paktën dy oficerë, thanë autoritetet.
Autorët e sulmit të mëngjesit heret në burgun e Tula mësynë brenda me automjete dhe u larguan duke marrë nëntë të burgosur me vete.
Mediat vendase raportonin se të arratisurit, kryenin dënime për krime si vjedhje pengmarrje e zhvatje.
Disa burime thonin se aksioni kishte si objektiv lirimin e anëtarëve të bandës kriminale Pueblos Unidos.
Meksika është goditur nga një valë e re dhune e lidhur me krimin e organizuar.
Sipas shifrave zyrtare më shumë se 300,000 vrasje janë regjistruar që prej dhjetorit 2006, kur qeveria nisi një operacion të gjerë të kontestuar kundër karteleve të drogës.
Top Channel