Franca jep autorizimin, del në rrugë autobusi i parë pa shofer në Europë

01/12/2021 12:36

Ministri francez i Transporteve Jean-Baptiste Djebbari ka autorizuar lëvizjen e autobusit pa shofer nëpër rrugë publike!

Autobusi pa shoferi është automjeti i parë i këtij lloji që autorizohet të nxirret në qarkullim në një rrugë publike, në Francë.

Ky mjet mund të transportojë deri në 12 pasagjerë dhe ka kryer prova në një kampus në qytetin jugor të Tulusës që nga muaji mars.

Autorizimi i dhënë nga Ministria franceze e Transporteve e bën automjetin e ‘EasyMile EZ10’ të parin që lejohet të lëvizë në të njëjtën rrugë me automjete të tjera, këmbësorë dhe çiklistë pa pasur një shofer që ta drejtojë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel