Dhjetëra protestues u plagosën në protestat kundër ushtrisë në kryeqytetin sudanez, Khartoum.

Komiteti i pavarur i Mjekëve në një deklaratë tha se policia përdori bombola gazi lotsjellës të martën për të shpërndarë protestuesit kundër një marrëveshjeje të fundit politike midis kryeministrit Abdalla Hamdok dhe ushtrisë.

Nuk ka asnjë prononcim nga autoritetet sudaneze mbi pretendimin.

Ndërkohë, koalicioni Forcat e Lirisë dhe Ndryshimit (FCC), që ka ndarë pushtetin me ushtrinë përpara marrjes së pushtetit ushtarak të muajit të kaluar, u zotua të vazhdojë protestat për të kërkuar dorëzimin e pushtetit tek civilët.

Më 25 tetor, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, kreu i këshillit ushtarak në pushtet, shkarkoi qeverinë kalimtare të Hamdok-ut, mes protestave rivale dhe akuzave midis ushtrisë dhe politikanëve.

Top Channel