Hapën gropë për të rregulluar defektin e ujësjellësit, askush nuk merr mundimin ta rregullojë.
Riparuan tubacionin e ujit të pijshëm por prishën rrugën dhe nuk e rregulluan më.
Një qytetar denoncon në “Ti Raporton” se si mbi dy muaj më parë, u hap një gopë në aksin rrugor Ksamil-Butrint për të rregulluar një defekt në rrjetin e ujit të pijshëm.
“Po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme për këmbësorët e automjetet. Kemi ngritur zërin disa herë te kryetari i bashkisë Sarandë dhe administratorja e bashkisë Ksamil, por nuk e vlerësojnë rrezikun që kjo gropë në rrugë kryesore paraqet”, shkruan qytetari.
Probleme të tilla, ku rrugët e trotuarët dëmtohen nga riparimet e ujësjellësit apo tubacioneve të tjera nën tokë, i gjen në çdo qytet të Shqipërisë.
Top Channel