Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku djali 35-vjeçar vrau me thikë nënën e tij, 57-vjeç dhe la të plagosur gjyshen.
Sipas informacioneve të mediave fqinje, 35-vjeçari është dënuar në vitin 2012 për grabitje në Patra dhe në vitin 2013 për përdhunim në Janinë. Ai është paditur edhe nga nëna dhe gjyshja e tij në 2015 dhe 2017 për dhunë në familje.
Të njëjtat informacione bëjnë me dije se autori ka qenë i shtruar në repartin psikiatrik të burgut të Korydallos, ndërsa së fundmi ka dalë nga burgu.
Krimi i tmerrshëm ndodhi në orët e para të së martës, 30 nëntor 2021. 35-vjeçari shkoi në shtëpinë ku jetonin nëna dhe gjyshja e tij dhe pasi fillimisht sulmoi nënën me duar, duke e goditur me grusht në kokë, më pas e ka goditur me thikë. Nuk dihet ende nëse gruaja ka ndërruar jetë nga goditjet në kokë apo nga thika.
Në të njëjtën kohë, vrasësi i nënës ka plagosur gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila megjithatë ka arritur të lajmërojë policinë. Si pasojë burri është arrestuar.
Top Channel