Të varur nga telefonat/ Prindërit të shqetësuar për orët e gjata të qëndrimit on line

29/11/2021 16:34

A e dimë ne prindërit, se çfarë kanë dhe çfarë shikojnë nëpër celularë fëmijët tanë minorene dhe adoleshentë?

A duhet ta mbajnë fëmijët të koduar telefonin?

“Patjetër që duhet kontroll. Ne ia kontrollojmë telefonin fëmijës. Nuk e lëmë ta kodojë. Ngjarja e Lushnjës është kambanë”, thotë një qytetar.

“Ne ja kemi kontrolluar djalit telefonin kur ishte i vogël. Ja ku është sot dhe mund të tregojë”, thotë një çift që jeton ne Itali. “Madje në telefon nuk ma kishte vënë emrin mami, por FBI”, tregon zonja duke qeshur. “Mua më pyesnin këta për gjëra, që nuk i kisha folur me ta dhe habitesha”, thotë djali tashmë student.

Kontroll duhet patjetër. Të flasësh me fëmijën për Tik-Tokun dhe rrezikun e sfidave që propozojnë. Është e vërtetë që ka prindër që rrinë më shumë vet në telefon e jo më të kontrollojnë fëmijën. Fëmija do kontroll, nuk do lëshuar. Prindi e solli fëmijën në jetë, duhet të mbajë përgjegjësi. Kam dy fëmijë adoleshentë, Ua kam kontrolluar telefonat, kur vëreja ndonjë gjë që nuk shkonte”, shprehen qytetarët.

“Unë jam 18 vjeç. Nuk e di në ma kanë kontrolluar telefonin, por nuk do më pëlqente. Tik-Toku atë punë ka, prindi duhet të ketë nen kontroll fëmijën, se jeta nuk është lojë”, thonë fëmijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA