Parlamenti suedez ‘zgjedh’ përsëri Andersson si kryeministre, edhe pse në minorancë (fotot)

29/11/2021 20:53

Parlamenti i Suedisë ka zgjedhur sot Magdalena Andersson si kryeministre e vendit, gruaja e vetme që e mbajti këtë post vetëm pesë orë herën e parë.

Javës që shkoi Andersson u zgjodh nga parlamenti por u tërhoq disa orë më vonë pas humbjes së mbështetjes nga partitë e koalicionit.

54-vjeçarja tani do të drejtojë një qeveri minorance vetëm me Social Demokratët, për 10 muaj deri në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit.

Ajo merr zyrtarisht postin të martën, duke pasuar kryeministrin Stefan Lofven pas shtatë vitesh në pushtet.
Një total prej 101 deputetësh votuan për Andersson, teksa 75 abstenuan dhe 173 votuan kundër.

Sipas sistemit në Suedi, një kandidat mund të bëhet kryeministër edhe pa mbështetjen e maxhorancës, mjafton që shumica të mos votojë kundër.

Qeveria e saj e minorancës do të kërkojë mbështetje si nga e djathta dhe e majta, për implementimin e politikave.

FOTO GALERI
3/3
Një total prej 101 deputetësh votuan për Andersson, teksa 75 abstenuan dhe 173 votuan kundër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA