Nis rikonstruktimi i hidrovorit të Karavastasë/ Balla: Me pompat e reja, shmangen përmbytjet në zonë

28/11/2021 21:02

 Vendosja e pompave të reja elektro-mekanike japin siguri maksimale për evitimin e përmbytjeve

Hidrovori i Karavastasë, i ndërtuar në vitin 1970 do t’i nënshtrohet një procesi rikonstruksioni, që përfshin zëvendësimin e pompave të vjetra, për ta bëjë më efikas në shmangien e përmbytjeve në zonën afër lagunës.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Fierin, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe dhe kryetari i Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi ishte sot në hidrovor, një ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se Hidrovori i Karavastasë, i cili është në gatishmëri për sezonin e reshjeve, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni total ku përfshihet godina, shtatë elektro-pompat.

Sipas Ballës Hidrovori është ndërtuar në vitet 1970 dhe prej 50 vitesh nuk ishtë bërë asnjë investim i ri në pajisjet elekro-mekanike ekzistuese.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bashkë me Erion Braçe dhe Fredin ishim në Hidrovorin Karavastasë, një ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri. Hidrovori i Karavastasë, cili është në gatishmëri për sezonin e reshjeve, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni total ku përfshihet godina, shtatë elektro-pompat. Ky hidrovor ka një kapacitet të instaluar prej 39.8 m3/s dhe kullon një sipërfaqe toke bujqësore prej 10 mije ha te Bashkise Divjake dhe Bashkise Fier.  Hidrovori është ndërtuar në vitet 1970 dhe prej 50 vitesh nuk ishtë bërë asnjë investim i ri në paisjet elekro-mekanike ekzistuese. Rikontruksioni i Hidrovorit dhe vendosja e pompave të reja elektro-mekanike japin siguri maksimale për evitimin e përmbytjeve të tokës bujqësore.

Top Channel