Ushtria e Australisë zbarkon në ishujt Solomon pas djegies së ndërtesave qeveritare në protesta (fotot)

27/11/2021 20:12

Njësi të ushtrisë së Australisë zbritën sot në aeroportin e Honiara për misionin paqeruajtës pas disa ditë dhune anti-qeveritare e anti-vaksina në kryeqytetin e ishujve Solomon.

Qetësia dukej se ishte rikthyer sot pas disa ditë dhune e djegiesh kundër masave të Covid-19 dhe varfërisë në vend.

Dyqanet e pikat e karburantit nisën të hapeshin sot teksa rezidentët e Honiara vërshuan për të blerë ushqime pas zbutjes së dhunës.

“Situata është e tensionuar, nuk ka asgjë të sigurtë,” tha banorja Audrey Avao, e cila shqetësohej për furnizimet në dyqane.
Ajo që nisi si një protestë e vogël të mërkurën u kthye shpejt në një marshim dhune ku rezidentët iu bashkuan demonstratës anti-qeveritare e kundër vaksinimeve të detyruara.

Për tre ditë rresht turmat e zemëruara dogjën e bastisën kryeqytetin duke kërkuar largimin e kryeministrit Manase Sogavare.

Ekonomia e varfër e Solomon u rrënua krejtësisht nga gati dy vjet izolim koronavirusi të vendosura nga kryeministri, duke thelluar dëshpërimin dhe varfërinë e popullatës prej 800,000 vetësh.

Sipas llogaritjeve fillestare 56 ndërtesa zyrtare ishin djegur e bastisur në kryeqytet dhe shumë biznese janë dëmtuar.

FOTO GALERI
2/9
Sipas llogaritjeve fillestare 56 ndërtesa zyrtare ishin djegur e bastisur në kryeqytet dhe shumë biznese janë dëmtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA