Papa i dytë që viziton Greqinë/ Vizita historike pritet më 4 dhjetor

27/11/2021 12:06

Megjithëse i vogël ne numër, rreth 50000 besimtare gjithsej, kongregacioni katolik, por multikulturor ne Greqi përgatitet per vizitën e dyte ne vend te Papa Françeskut qe do te mbërrije ne Athine ne 4 dhjetor duke u bere Papa i dytë që viziton vendin me mbizotërim ortodoks grek që kur Skizma e Madhe ndau krishterimin në Lindje dhe Perëndim gati një mijë vjet më parë.

At George Dagas, famullitar i Bazilikës së Katedrales Katolike të Shën Dionisit Areopagit:

Ai po vjen këtu si një shenjë e dukshme e unitetit për katolikët e gjithë botës, si dhe unitetit midis vetë të krishterëve, sepse edhe shumë ortodoksë kanë shprehur dëshirën për ta parë atë dhe për të marrë pjesë në Meshen e Shenjte. Kjo është një gjë shumë e mirë për t’u ribashkuar përsëri, siç ishim në mijëvjeçarin e parë.

Anëtarët e korit në Katedralen Katolike të kryeqytetit e shohin vizitën e Papes ne Athine si një ëndërr te realizuar qe përmban një simbolike të dukshme uniteti për katolikët, por edhe për të gjithë të krishterët.

Ioannis Panagiotopoulos, profesor në Shkollën Teologjike të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës:

Kjo është veçanërisht e rëndësishme, shumë e rëndësishme për ne dhe me vlerë të veçantë për të ardhmen, në mënyrë që të mund të ecim drejt asaj që është më e rëndësishmja nga të gjitha: uniteti i botës së krishterë.

Papa Françesku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, me kryepeshkopin ortodoks grek të Athinës, Ieronymos si dhe zyrtare te tjerë te larte te shtetit, ndërsa ne programin e vizitës se tij përfshihen mesha ne Katedrale dhe takime me besimtare e studente.

Papa Gjon Pali II ka kryer vizitën e pare historike ne kryeqytetin grek në vitin 2001 në një pelegrinazh 24-orësh, ndërsa Papa Francesku 15 vjet me vone ka vizituar ishullin e Lesbos ne kulmin e krizës migratore ne një takim historic me kryepeshkopin grek Ieronimos por edhe me Patriarkun Ekumenik Bartolomeo.

Top Channel