500 herë më infektues/ 61 të prekur nga Afrika në Europë, dyshohet për variantin e ri!

27/11/2021 12:14

Varianti i ri i koronavirusit, gati 500 here me infektues sic thuhet, Omicron i i zbuluar në Afrikën e Jugut, po tmerron botën. Sipas qendrës europiane për kontrollin e sëmundjeve, niveli i rrezikut “është shumë i lartë”, dhe duhen shtuar përpjekjet për imunizim.

Pfizet e Moderna i kanë hyrë punës, por thonë se do të duhen të paktën dy javë për të parë nëse vaksina funksionon dhe mbi variantin e ri. Për cdo rast, autoritetet i mëshojnë idesë së marrjes së dozës së tretë përforëcuese.

Rasti i parë i identifikuar i këtij varianti brenda kufivje të saj, e ka bërë Belgjikën të dridhet. Por ndërkohë, edhe në Holandë 61 persona të mbërritur nga jugu i Afrikës kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin dhe dyshohet të jenë prekur nga varianti i porsazbuluar.

Shtetet e BE-së vendosën një ditë më parë të pezullojnë të gjitha udhëtimet që vijnë nga vendet e pjesës jugore të Afrikës, me shpresën të frenojnë përhapjen e variantit të ri. Ndalesa prek vende si Botsvana, Esvatini, Lesoto, Mozambik, Namibia, Afrika e Jugut dhe Zimbabve.

Për personat e ardhur prej andej do të ketë testim, karantinim e gjurmim të kontakteve. Organizata Botërore e Shëndetësisë vetë e cilësoi Omicron si një variant vërtet për tu shqetësuar.

Top Channel