Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është shprehur i tronditur nga sulmi ndaj autobusit me nxënës, ku mbetën të vdekur tre persona.

“I tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal!”, tha Ramosaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA