Kryeministri Edi Rama ka folur për krizën energjitike duke thënë se reshjet e shiut të ditës së sotme i ka pritur prej javësh së bashku me ministrat dhe deputetët e qeverisë sepse varemi 100% nga burimet hidrtike.
Rama tha se shpreson që vijon të bjerë shi, por nuk mbeten në këtë mëshirë ndaj kanë marrë disa masa që i shpjegoi në konferencë për media pas mbajtjes së mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë.
Rama: Sa i përket bereqetit, është drejtpërdrejtë bereqet se ne të qeverisë kemi kaq javë që ngrysemi dhe ngrihemi duke u lutur që të bjerë shi. Ne varemi 100% nga burimet tona hidrike dhe dihet historia. Shpresoj që të vazhdojë të bjerë shi ndërkohë që sigurisht, nuk mund të rrimë në mëshirën e shiut gjithmonë dhe prandaj po marrim një sërë masash dhe po investonim për diversifikimin, me sjelljen e gazit të lëngshëm përmes TEC-it të Vlorës që do të vihet në funksion së shpejti në bashkëpunim me qeveritë e SHBA dhe kompaninë amerikane. Po investohemi për Skavicën dhe është e domosdoshme që ne të thellojmë bashkëpunimin me Kosovën dhe për dy arsye:
Unifikimi i tregut të energjisë na jep mundësi që të balancojmë, pra që kur ne kemi më shumë se çfarë ne na duhet nga pikëpamja e reshjeve dhe burimeve të drejtpërdrejta që vijnë nga reshjet, mund t’ia kalojmë Kosovës dhe e ka më të thjeshtë në këtë pikëpamje sepse duke e pasur energjinë nga termocentrali, termocentrali fiket e ndizet. Megjithëse i kemi kapur thuajse të gjitha pushtetet, atje lart nuk e kemi kapur dot. Ka një ndërverpim mes institucioneve përkatëse që lidhen me prodhimin, shpërndarjen, transmetimin e energjisë dhe sigurisht që e ardhmja na e do këtë. Arsyeja tjetër është se duke pasur përpara një sfidë shumë të madhe për vendet që kanë energji që buron nga qymyri dhe taksës së karbonit që po vjen drejt nesh, Sinergjia me Kosovën duhet të përgatitet që sot në mënyrë që të mos e vuajë në mënyrë dramatike taksën e karbonit.
Shumë faleminderit, jeni të mirëseardhur dhe të gjithë gazetarët nga Kosova mund të qëndrojnë pa u larguar për të marrë mirësinë e mikpritësve që në këtë rast është qeveria e Shqipërisë dhe të mos largohen pa bereqetin e vaktit të drekës.
Top Channel