Më shumë se 1,000 afganë të minoritetit musliman Shiit Hazara dhanë sot mbështetjen e tyre për udhëheqësit e rinj talibanë të vendit.
Në takimin e tyre ata insistonin se insistonin se “periudha e errët” e qeverive me mbështetje perëndimore ka marrë fund me kthimin e islamistëve.
Komuniteti Hazara është persekutuar më parë nga ish-liderët muslimanë suni, ndërsa sot ata u mblodhën në Kabul bashkë me talibanët për të treguar mbështetjen.
“Lufta jonë e madhe kundër pushtimit të SHBA ka marrë fund. Tani nis lufta jonë për ndërtimin e vendit”, tha në takim zëdhënësi taliban Zabihulla Muxhahid.
Lideri hazara Xhafar Madavi, tha se më parë vendi nuk ishte i lirë.
“Afganistani më parë nuk ishte i pavarur, çdo gjë përfshi dhe politikën, aspektet ushtarake, shoqërore e ekonomike, kontrolloheshin nga ambasadat e huaja. Ata që mbanin postet e udhëheqjes vepronin si mercenarë të ambasadave të huaja”, tha ai.
“Asnjë grup etnik në vend nuk mund të zhdukë një tjetër. Politikat e spastrimit etnik në Afganistan kanë dështuar të gjitha në të ardhmen, ashtu si dhe tentativat e pushtimit”, shtoi Madavi.
Top Channel