Dhuna kundër gruas rritet gjatë pandemisë, shtohen rastet e denoncimeve në Lushnje
25/11/2021 10:23
Për 16 ditë rresht bashkia e Lushnjes nëpërmjet shërbimit social ka nisur të kryejë disa aktivitete kundër dhunës në familje.
Dhuna kundër gruas, sipas kryetares së bashkisë Eriselda Sefa është shtuar sidomos në periudhën e pandemisë.
Problemet sociale, ekonomike e kulturore renditen të parat ndër faktorët e dhunës. Qëllimi i aktiviteteve të tilla ka të bëjë me thyerjen e heshtjes së personave të dhunuar.
Shifrat e sakta të dhunës në familje nuk janë bërë publike për rrethin e Lushnjes, por rastet e denoncimeve janë shtuar këtë vit.
Top Channel