Një tjetër familje shqipatre ka humbur fëmijën e vetë nga dhuna e ushtruar në ambientet e komisariatit të policisë në Greqi. Lotët dhe dëshpërimi i kësaj familje na bënë që të udhëtojmë drejt Lezhës. Aty takuam familjen e Pllum Marnikolaj i vrarë në komisariatin e policisë. Por vrasja e tij edhe sot e kësaj dite ka mbetur pa autor.
Ky është babai i Pllumit. Dëshpërimi për humbjen e të birit të humbur në lule të rinisë ndihet në cdo hap që hedh. Pjesën më të madhe të ditës ai e kalon në këtë dhomë që e ka bërë në kujtim të të birit. Këtu ndodhen të ekspozuara veshjet e tij, telefonat, këpucët fotot dhe ccdo gjë që ai la pas. Le të kthehemi pas në kohë në gusht të vitit 2016. Pllum Marnikolaj kishte një detyrim paraqitje në komisariatin që gjendet në Patisjon në Athinë.
“Në datën 30 korrik u largua nga shtëpia, u nis për në Greqi se kishte për t’u paraqitur në datën 3 gusht. E kam përcjellë te autobuzi dhe ishte momenti i fundit që jemi ndarë bashkarishtë. Në datën 2 ai ka mbritur atje dhe folëm ku na tha që jam shëndosh e mirë” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj. Por gjërat nuk do të shkonin dhe aq mirë në datën tre gusht. Pllumi nën shoqërin e avokatit të tij ka shkuar drejt rajonit të policisë ku do të bëntë paraqitjen e zakonshme të cdo muaj.
Familja kujton se në datën tre rreth orës 11.00 kanë folur në telefon. Ai ju ka thënë se ishte me avokatin. Në orën dy është paraqitur në komisariatin e policisë në Patisjon. Ky ishte momenti kur familja Marnikolaj do të humbiste përgjithmonë një pjesë të rëndësishme të saj, djalin e madh. Atë që ishte bërë mbështetje jo vetëm për prindrit por edhe për motrat dhe vëllain. “Pllumbi që në moshë të vogël kiste një vision të paparë. Shihte largë, ishte një djalë i fuqishëm, i zgjuar. Kishte marrëdhënie shumë të mira me të gjithë, ishte një djalë gjigand” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj.
“Pllumi ishte një djaë shumë energjik, shumë capkën, shumë i kujdesshëm për të gjithë. Tre muajt e fundit të jetës së Pllumit unë i kam kaluar cdo ditë me të. Kemi biseduar shumë rreth familjes rreth jetëve tona, kemi bërë plane” Paola Marnikolja, motra e Pllum Marnikolaj. Le të vazhdojmë të zbërthejme hap pas hapi atë që ndodhi datën e tre gushtit 2016. Ata kanë kërkuar cdo ditë që të komunikojnë me Pëllumin por ka qënë e pamundur. Avokati i thoshte se djali nuk ishte në komisariat. Familja ka kërkuar për nëntë ditë rreshtë dhe askush nuk ju jepte asnjë informacion.
Shpresa e vetme që familjarët të gjenin diccka ishte avokati. Por ky i fundit u shmangej. “Ai është paraqitur në datën tre dhe ka gjetur vdekjen në ambientet e policisë në Patisjon në Athinë. Ai kontaktet e funidt i ka patur me avokatin dhe kemi tentuar me cdo llojë kushti që ta takonim por ai na shmangte jo sjam këtu, jam largë jam me pushime, kërkoheni vetë. Kur se dini ju ku është djali juaj si mund ta di unë. Aty në filluam të dyshojmë se dicka ka ndodhur. Se ky ishte avokati i djalit, i kishte marrë edhe pagesat e fundit dhe si ka mundësi që të shmangej”Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj.
Në këto kushte djali tjetër niset drejt Greqisë në kërkim të të vëllait. Duke qënë se avokati që kishin nuk ju përgjigjej, morën një avokat tjetër.
“U detyruan të marrim një avokat tjetër dhe ai pas disa orë telefonatash dhe takimesh mësoi se djali kishte vdekur, nuk jetonte më. Sipas dëshmisë së një punonjësi, djali ishte vetaksidentuar. Ai ishte hedhur nga kati i dytë në ambientet e policisë” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj
“Hapu tokë, ishte shumë e rëndë. Gjithmonë thosha që nëse i ndodh dicka këtij personi si do guxojë ai njeri të ma thotë mua. Si do e lejojë zoti që të më thonë mua se atij i ka ndodhur diçka e keqe. Në momentin që ma kanë thënë më ka lëvizur toka por prapë mendoja se si do ja them babit. E kam kthyer shpejt vëmendjen nga mami dhe babi. Ka qënë momenti më i vështirë që sdo e harroj deri sa të vdes, momentin kur ja kam treguar mamit edhe babit” Paola Marnikolja, motra e Pllum Marnikolaj.
Avokati i ri mësoi se Pëllumbi ishte duke u varrosur në Athinë. Ata drejtohen drejt varrezës ku edhe kanë gjetur arkivolin që po mundoheshin ta fusnin në tokë punonjësit e komunales. “Ne jemi drejtuar për te varrezat e qytetit ku kemi pare trupin e tij. Ai kishte goditje të shumta në trupin e tij, pra kishte dhunë. Kishte shumë plagë dhe na vuri në dyshime pastaj që ishte e kundërta e asaj që thonin ata. Ai ishte torturuar ishte dhunuar, ishte masakruar”Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj.
Pas marrjes së trupit u nisën për në Shqipëri. Familja kërkoi që të bëhej autopsia nga ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë. Sipas raportit aty ka dëmtime të rënda me sende të forta. Është e dukshme që ka dhunë se ka shumë plagë në trupin e tij.
Top Channel