Me të rënë zilja e mësimit, Ben Azemi ishte nxënësi i parë që shprehu interesim për t’u vaksinuar kundër Covid 19 nga ekipet mobile në shkolla.
17 vjeçari i klasës së 11-të, tregon se zgjedhja për t’u vaksinuar ishte e tij dhe jo imponim i prindërve.
Në gjimnazin Xhevdet Doda në Prishtinë, përveç Benit u vaksinuan edhe vajza e zëvendësministres së shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku dhe djali i sekretarit të këtij dikasteri, Naim Bardiqi, të cilët plotësuan formularët e pëlqimit për vaksinimin e fëmijëve, me qëllim të inkurajimit të prindërve të tjerë.
Drejtori i gjimnazit tregoi se një pjesë e konsiderueshme e nxënësve veçse janë vaksinuar.
Ekipet mobile do të mundësojnë vaksinimin e nxënësve edhe në shkollat e tjera.
Top Channel