Një 17 vjeçar ka përfunduar në spital, pasi është dëmtuar me sende të forta nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Laprakë, në rrugën “Gjergj Legisi”.

Adoleshenti është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

“Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën “Gjergj Legisi” dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel