Çmimi evropian i letërsisë/ Giovani Dozzini vjen në Tiranë për të treguar veprën e tij

24/11/2021 12:15

Giovanni Dozzini, fitues i çmimit europian të letërsisë për 2019, me librin “Rreshtin e printe Babukari”, vjen për të takuar lexuesin shqiptar.

Një temë që trajton problemet e emigracionit në Evropën e sotme. Ai e ndan jetën mes letërsisë dhe gazetarisë, si profesionist i lirë.

“Jam këtu për të promovuar romanin time; Rreshtin e printe Babukari. Është një roman që tregon historinë e katër emigrantëve italianë, që një ditë gjatë vitit 2017 vendosin të nisen nga Peruxhia (të njëjtin ku jetoj dhe unë), për të bërë një shëtitje në det. Doja të arsyetoja pak rreth kësaj. Si është të jetosh përditshmërinë në Italinë e sotme si një emigrant”.

Në fabulën e tij autori përballon temën e emigrimeve duke zgjedhur ta rrëfejë atë që vjen pas përshkrimit të detit, normalitetin e pakapshëm të një jete të dinjitetshme, duke mundur të arrijë atë kumbim të vecantë që kanë gjërat e vërteta.

“Shpresoj të jem vlerësuar për të dyja, si për argumetin ashtu edhe për stilin. Letërsia në vetvete është kjo . Një përzierje mes historisë që e tregon dhe mënyrës se si e rrëfen”.

Megjithëse ka mbërritur herët në mëngjes, e kishte një përshtypje të parë edhe për Tiranën.

“Shoh jashtë dritares dhe shoh kantierë ndërtimi. Është e dukshme që është një qytet i gjallë dhe me jetë”.

Top Channel