Shuhet Hueyda el Saied/ Artistja 46-vjeçare vuante nga një sëmundje e rëndë

23/11/2021 12:31

Ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçare Hueyda El Saied, një nga emrat më të njohur të ekranit. Balerinë, moderator, piktore dhe artiste.

Vajza me baba sudanez dhe nënë shqiptare u bë shumë e njohur që në fillim të viteve 90. Fatkeqësisht ajo nuk mundi ti mbijetojë një sëmundje të rëndë që e preku kohët e fundit dhe e largoi edhe nga vëmendja e publikut. Hueyda ishte pjesë e spektaklit në Shqipëri që në moshë shumë të re si pjesë e programeve televizive shumë të njohura.

Ajo ka qenë pjesë edhe e top channel në disa programe, ndërsa së fundmi ishte angazhuar edhe me pikturën. Këto janë disa nga punimet e saj të cilat janë ekspozuar në disa ekspozita të ndryshme. Në vitin 1994 u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Francë, ku vazhdoi karrierën e saj në kërcim duke marrë pjesë si balerin dhe koreograf në kanalet televizive franceze.

Ajo kërceu në shfaqje të ndryshme televizive për këngëtarët dhe grupe te famshme të muzikës dhe u bë edhe pjesë e videoklipeve të tyre. Është autore e dy romaneve, por më se shumti u njoh për angazhimin e saj në television, si balerinë apo edhe aktore në disa filma artistikë në Francë. Së fundmi jetonte në Luksemburg me familjen e saj.

Top Channel