Teksa kanë kaluar gati 5 muaj nga përfundimi i maturës shtetërore 2020-2021 dhe vlerësimi I tyre, mësuesit të cilët i kanë korigjuar këto teste nuk kanë marr ende pagesën.
Ankesën e arsimtarëve drejtuar departamentit të informacionit në Top Channel e konfirmon edhe sindikata e pavarur e arsimit.
“Mësuesit janë në pritje të marrin pagesën për punën e tyre. Bëhet fjalë për shumë mësues dhe ata më të mirët të cilët korrigjojnë provimet e maturës që qendra e shërbimeve arsimore ende nuk i ka dhënë pagesën e mundit të tyre ekstra. Në këtë drejtim duhet të ndërhyje ministria e arsimit!”
Top Channel u interesua pranë Ministrisë së arsimit dhe vetë institucionit përgjegjës për shpërndarjen e parave të mësuesve korrigjues por nuk mori përgjigje. Drejtoresha e re e Qendrës së Shërbimeve arsimore, Aurora Balliu, e cila ka qenë vetë mësuese në shkollën e mesme “Naim Frashëri” deri në vitin 2020 nuk i dha përgjigje interesit të kolegëve të saj të cilët jashtë kamerave pyesin medien “pse ka vonesa”?
Top Channel