Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë që dita të nisë me vranësira por gjatë drekës moti do jetë i kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 10°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 21°C.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 12°C.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel