Kjo javë ka nisur me reshje shiu ndërsa po njësoj do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Në një lidhje live për edicionin e lajmeve në Top Channel, sinoptikania Adiola Bani zbuloi se dita e mërkurë dhe e enjte do të kenë më shumë kthjellime dhe më pak reshje, ndërsa rrebeshet do të shtohen gjatë ditës së premte dhe në fundjavë.

Sa i përket temperaturave, gjatë fillimit të javës do të luhaten nga 4-21 gradë celsius. Ndërsa nga dita e mërkurë do të kemi rënie graduale të temperaturave, sidomos në orët e para të ditës ku pritet që vlerat minimale të zbresin në 1 apo 2 gradë celcius në zonat malore.

Pra na pret një javë dinamike me mot të paqëndrueshëm.

Top Channel